Saturday, May 5, 2018

DOKUMENTA VERTETUES MBI PJESMARRJEN E NIKOLLE NISHKUT NE SHPALLJEN E PAVARESISE NE TIRANE.




"FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA "  PASHKO VASA

Nikolle Nishku ne 26 Nentor 2016 nuk u perfshi ne nderimet e Bashkise se Tiranes mes emrave te disa familjeve te nderuara tiranase ,  si nje nga perfaqesuesit e popullit shqiptar ne Shpalljen e Pavaresise dhe aktin e ngritjes se flamurit ne te njejten date ne vitin 1912 krahas 11 - 15  patrioteve te tjere si nje nder organizuesit  dhe drejtuesit e ngjarjes.












Per sqarim nepermjet ndihmes  se Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave te Shqiperise ,  po argumentoj me fakte , permes dokumentave shteterore , rolin e tij si pjesmarres ne ngjarjen e shenjuar,  atdhetar i flakte , shqiptar i rendesishem dhe i kompletuar mes elites se patrioteve , i vleresuar si ne Bashkesine e Krishtere dhe  ne mbare bashkesine e banoreve te qytetit te Tiranes.

TELEGRAMI I SHPALLJES SE PAVARESISE KOMBTARE DREJTUAR GJITHE SHQIPERISE














" ... Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftë mallkue kush qet ngatrrime
ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
çka natyra vet' përpoq. " NDRE MJEDA




Nikolle Nishku siç rezulton nga faktet dhe burimet autentike, e ka te merituar dhe jo te blere , as te krijuar apo te shpikur pjesemarrjen si protagonist ne aktin  e shpalljes se Pavaresise ne qytetin e Tiranes ose Diten e Flamurit ne kryeqytet , 26 Nentor 1912.  Kete e vulos nje here e pergjithmone ,  deshmia me firme e Esat Dishnices mbi dy burime te rendesishme  deshmitaresh te kohes si atdhetaret Abdi Toptani dhe Jusuf Elezi.




 Per kedo qe hedh dyshime antishqiptare  mbi pranine  ne kete ngjarje te Shenjte per bashkombasit  apo shqiptarsine e Nikolle Nishkut  ,  faktet dhe konkluzionet e akademikeve reale e pa tituj e spaleta, si Ramadan Sokoli e Sami Frasheri ndriçojne si drita e diellit.

"VLLEHET JANE SHQIPTARE SI ARBERESHET E ITALISE , KJO SHPJEGON ROLIN E TYRE NE PAVARSINE E SHQIPERISE DHE RILINDJEN KOMBTARE "  RAMADAN SOKOLI