Saturday, November 24, 2012

100 vjet nga Flamuri Kombtar ne Tirane - pavarsia ne 26 Nentor 1912-2012

100 vjet nga Flamuri Kombtar ne Tirane - pavarsia ne 26 Nentor 1912-2012
http://www.youtube.com/watch?v=FnnCOGFwWgw&feature=youtu.be
 
Nikolla Nishku - personalitet i Tiranës së fundshekullit XIX fillimshekullit XX. "

Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:


Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.


Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.


Nxënës i Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.


Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.


Mori pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.


Pak më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.


Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.

Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.


Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.


Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:





Friday, November 23, 2012

NDERI I QARKUT TE TIRANES NIKOLLA NISHKU - 26 NENTOR 1912-2012

 Ne foto: Çasti i dhenies se vleresimit Nder i Qarkut te Tiranes nga kryetari  z. Tasim Mema 
 perfaqesuesit me te vjeter te familjes z. Llazar Haxhinasto.


           Ne foto majtas : z.Fatmir Veleshnja  perfaqesuesi i Keshillit te Qarkut te Tiranes 
            Andi Bica, Valdete Antoni,Genci Antoni.
                              .                                                                                          
                                                



Ne foto djathtas:   Genc Antoni,  Artan Nishku, Dashi Antoni, Yllka Ketri, Valdete Antoni,
                               Vangjel Haxhinasto dhe Llazar Haxhinasto, Andi Bica.
            



Këshilli i Qarkut të Tiranës, nderoi me cmimin "Nderi i Qarkut" 16 personalitete të shquara të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në 100 vitet e shtetit shqiptar. Kryetari i Qarkut, Tasim Mema dha medaliet e mirënjohjes familjarëve të 5 figurave të familjes Toptani, Nikolla Nishkut, Ismail Ndroqit, Ramazan Bogdanit, Servete Maci, Hamit Borshi, Burhan Kalaja, Uran Butka etj. Me medalje u nderua edhe nentetar Feti Vogli, i cili humbi jetën disa muaj më parë si pjesë e trupës paqeruajtëse në Afganistan.Ne kete takim u vu re ende mungesa e njohjes mbi rendesine dhe vlerat e personaliteteve te tjera qe ngriten flamurin ne Tirane qe perfaqesuesi i denje i Bashkesise Ortodokse tiranase si Fan Koja miku dhe i afermi i Nikolla Nishkut, Sheh Ahmet Pazarit dhe Xhemal Pazarit, Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi dhe Spiro Politoqi.Per me teper si konkluzion brenda dashamirsise iu sugjerua autoriteteve vendore te qarkut dhe bashkise qe emri i   Rruges  Nikolla   Nishku te rikthehet ne identitet duke ardhur nga periferia ne qendren e Tiranes atje ku  jetoi dhe ngriten shkollen e pare shqipe  ne ish katedralen e krishtere te Vangjelizmose sot Hotel  Tirana.                                                                                                                                                          
            
E premte 23 Nentor 2012 - Hotel Mondial,Tirane.

26 Nentori 1912 - Dita e flamurit ne Tirane - Rrefimi i Sheh Ahmet Pazarit

"Pikerisht, ne seline turke, sot filiali i Bibliotekes Kombetare, ne mes te nje entuziazmi te papare, ulet flamuri turk dhe ngrihet flamuri shqiptar. Populli i Tiranes shtohej ne numer gjithnje edhe me shume. Sheshi u mbush plot e per plot me njerez te ardhur edhe nga fshatrat perreth. Data 26 Nentor 1912 ishte per Tiranen ngjarja me e rendesishme dhe jetesore, pas 500-vjetesh te pushtimit otoman.
Selia Turke pak nga pak po boshatisej dhe ush-taret turq po e linin Tiranen per te shkuar drejt Semanit, te Fierit. Vendin e tyre po e zinin shqiptaret patriote, qe i bashkonte nje ideal, pavaresia e vendit te tyre.
Ishte nje ngjarje rrenqethese, qe te mallengjente. Burrat shqiptare, ne salle, derdhnin lot gezimi ne mes te ushtareve turq te armatosur deri ne dhembe, qe po largoheshin.
Keto momente ishin sa te gezueshme, aq dhe te guximshme nga ana e shqiptareve. Kokat e te gjithe te pranishmeve rrezikoheshin nga 17,000 forca turke dhe serbe. ( Kete ngjarje historike dhe kaq emocionuese, ma tregon babai im, Sheh Ali Pazari, prezent ne ate salle patriotesh.)


Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro Politoqi. 


Nga libri i Sheh Muamer Pazarit:Gjeneza e Tarikatit te Larte Halveti - Sheh Ahmet Pazari.