NIKOLLA NISHKU BIOGRAFI
Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e
Pavarsis në Tiranë.
Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës,
atje ku gjallon dhe një
rrugë me emrin Nikolla Nishku
ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri si një
përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i
mamit”.
Tabela e re sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
Qëndron lart diku pranë një
shtylle elektrike të vjetër druri përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të
internetit apo telefonisë tokësore.
Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
gjeografi shpirtërore jo aq
periferike sa Selita por lidhet direkt me
qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.
Ky është dhe fati i shumë emrave të
njerzve të shquar që janë
vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
kontekstit jetësor e njerzor ku u
njohën, jetuan e u kulmuan. Sidoqoftë ia
vlen kujtesa.
Nikolla Nishku dhe familja e tij
tiranase, përmendet edhe në
shënimet e kodikut të bashkësisë
së krishterë për kishën
e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat
e parkut të liqenit, si dhuruesi të
tokës.
Po kështu në këtë kodik kishtar
familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
në Tiranën e vitit 1819.
Shtëpia e blerw
nga familja tiranse Nishku
ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
qerpiçi dhe tavane të drunjta
të punuara mjeshtërisht duke përfaqësuar
motivet e banesave të para qytetare në
Tiranën e para disa
shekujve me rënien e Voskopojës në
vitin 1769 .
Atje ka banuar përkohsisht dhe ish
Ministri Hilë Mosi. Shumë pranë saj,
disa metra më tutje ngjitur ndodhej
Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
Madje disa prej antarve të familjeve Nishku,
Antoni , Koja vijuan të jenë
ndihmës gjatë shërbesave fetare.
Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë
prej
një epidemie të kohës, në vitin 1924
kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
Nishku ku u strehua dhe
personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës
zoti Artan Nishku, portat e fisit
kanë qëndruar të hapura në çdo
sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.
Nikolla mishëron dhe një tregues të
harmonisë së besimeve në Tiranën e
vjetër kur me porta të hapura e pa
çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje
vezët e pashkëve dhe ëmbelsirat apo
pjesa e kurbaneve për Bajram.
Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek ish hotel Vjosa ,
para 100 vjetësh ndodhej shkolla shqipe tiranase. Edhe
kjo shkollë furnizohej me
libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare
kishte dhe një bibliotekë tejet të
pasur me libra të sjella nga Voskopoja. Në
qilarët e saj ruheshin dhe
amfora të vjetra që përdoreshin ritualisht
për zahiret .
Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
një maket të saj për ta ekspozuar në
hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).
Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton me 26 Nëntorin. Ky nxitim
në kohë lidhet me një episod tejet të veçante
dhe ende te panjohur nga
kryeqytetasit. Nikolla pak para
ngritjes së flamurit ishte arrestuar nga
forcat serbe qe kishin mbërritur
deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*
Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb për tu hakmarrë ndaj
zhdukjes së familjes së tij, bashkshorten
dhe dy fëmijët që
konsideroheshin të humbur gjatë
luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.
Nikollën serbët e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
Menjëherë ai i drejtohet me bindje
dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.
Përfaqsuesi i tiranasve në pak kohë arriti të sqarojë
ngarkesën e dy
palëve duke i treguar kryekonsullit
serb se familja e tij ishte ruajtur në
mirbesim gjallë e shëndosh dhe strehohej
në shtëpinë e tij.*
Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
paqeje. Familja e kryekonsullit serb u
rikthye në Serbi dhe pas disa
ditësh nga kjo ngjarje, u shpall
menjëherë pavarsia nga paria e qytetit.*
Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
Tafaj dhe më vonë nga ish
drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
Burime të tjera historike dhe publicistike
ku përmendet janë edhe në
veprën
“Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga
Kristo Frashëri. *
Më tej ngjarjet vijuan ashtu si është dokumentuar në volumin e dytë
të librit
"Sheh Muamer Pazari - Rruga
Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen
këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931
shkruante: *
"Serbi ka sulmuar disa here
Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
ushtria turke po largohej. Serbi, i
perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
sulmon
Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *
Patriotet
kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise.
Patriotet kishin nje gjuhe te
perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten
e tyre. Luftonin krah per krah me
njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte
vendin e tyre.
“Komisioni, qe do te nise protesten,
formohet nga gjashte persona. Per te
mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin
njerezor, Sheh Ahmet Pazari
beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
serbeve. Ai, si kryetar, propozoi tre
myslimane dhe tre te krishtere per te
njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet
Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
Politoqi."
Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me
origjinë vllehe që përbënin
një ndër elementët kulturor të jetës qytetare në zhvillim.
Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij
vlersohet shqiptarsia si vlerson nipi i tij
historiani Dhimitër Antoni, ku sipas tezës historike se vllehët ose
vllezërit janë pasardhësit
ilirë të romanizuar gjatë periudhës së
punësimit nga perandoria romake në Daki apo territorin e Rumanisë
së
sotme.
Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve
të vlerta në arsimin
shqiptar, pavarsinë kombtare si
akti i ngritjes së flamurit në Tiranë me
një identitet tërësisht shqiptar.
Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
në një hark kohor afro 300 vjeçar.
Nikolla Nishku kishte dy bija Florën
dhe Kaliopin.
Nga e bija Flora Nishku e martuar me
Veniamin Antonin ; Nikolla u
trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi,
Dhimitri, Jovani, Eleonora,
dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
sot tiparet e një familjeje te bukur
qytetare.
Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të
Nikollës
si dhe mamaja ime
shprehet në mënyrë të
pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
pasur”
se:
“ Stërgjyshja e pasur lëvizte tek unë
me mantelargjëndi të gjatë, gishtërinjtë
tërë unaza me gurë të kaltër.’’
Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
dashurisë dhe kujdesit të trashëguar
mëmësor.*
Në këtë formë edhe unë u rreka të prek
me fjalë tingullin e një emocioni
që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të
shkuarën e tashme, e cila duket se lëviz pareshtur,
në gjenet e secilit prej nesh trashgimtarve .
|
familja e Veniamin Antonit. |
Planimetria e lagjes tek Hotel Tirana
te kisha e Shen Prokopit.
Ne Seliten e Vogel
Andi BICA
Stërnip i familjes Nishku
Nga libri:
Shënime për Bashkësinë Ortodokse të Tiranës
- Dhimitër Beduli, Vlash Dhora e Kostandin Mara.
Familja
Nishku – Pema Gjenealogjike
1.
Jovan Nishku martuar me Batën (Kleopatra)
nga familja Haxhinikolla, Elbasan.
Pati dy djem (Leonidhen , Nikollën)
dhe 5 vajza.
-
Santa, martuar te familja Zoraqi.
-
Evgjenia, martuar te Spiro Leka.
-
Vasiliqia, martuar te Naum Hobdari.
-
Lenka,
martuar te Cili.
-
Sofija, martuar te Janku (Babakuqi).
Nga
dy djemtë:
-Leonidha
pati dy fëmijë: Miston dhe Arsinoin.
-Nikolla
pati dy vajza: Florën, martuar me
Veniamin Antonin.
Kaliopin e
martuar te Murzakët.
Nikolla Nishku - jetshkrimi
Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860
dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë
epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte
njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim
jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë
popullin e qytetit.
Në
Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit
ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:
Në
vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.
Në
vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për
Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në
zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë.
Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka
marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.
Nxënës i Kostandin
Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për
gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i
dalluar.
Ka
punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i
vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve
1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër
familjet e tjera.
Mori
pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua
në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke
mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e
saj.
Pak
më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një
nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në
Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave
shqipe.
Ka
qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe
pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
Patrioti
Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.
Në
komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për
të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte
Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje
historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.
Ai
gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar
komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe
se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij
patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.
Në
70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi
Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë
motivacion:
“
Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me
pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave
shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”.