Friday, October 5, 2012

Nikolla Nishku- Pavarsia në Tiranë.

NIKOLLA NISHKU BIOGRAFI
Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e Pavarsis në Tiranë.


Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
 lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës, atje ku gjallon dhe një
 rrugë me emrin  Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri  si një
 përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i mamit”.

Tabela e re  sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
Qëndron lart diku  pranë një shtylle elektrike të vjetër druri  përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të internetit apo telefonisë tokësore.

Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
 gjeografi  shpirtërore  jo aq periferike sa Selita por  lidhet direkt  me
qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.  

Ky është dhe fati i shumë emrave të njerzve të shquar që janë
vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
 kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan.  Sidoqoftë ia
vlen kujtesa.


Nikolla Nishku dhe familja e tij tiranase, përmendet edhe në
 shënimet e kodikut të  bashkësisë së krishterë për kishën 
e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat e  parkut të liqenit, si dhuruesi të tokës.
Po kështu në këtë kodik kishtar familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
në Tiranën e vitit 1819.

Shtëpia  e  blerw  nga familja tiranse  Nishku  ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
qerpiçi  dhe tavane të drunjta të punuara mjeshtërisht  duke përfaqësuar
 motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e  para disa
shekujve me rënien e Voskopojës në vitin 1769 .  

 Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi.  Shumë pranë saj,
disa metra më tutje ngjitur ndodhej Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
 Madje disa prej antarve të familjeve Nishku, Antoni , Koja vijuan të jenë
 ndihmës gjatë shërbesave fetare.

Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë prej
një epidemie të kohës, në vitin 1924 kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
Nishku ku u strehua dhe personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës zoti Artan Nishku, portat e fisit
kanë qëndruar të hapura në çdo sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.


Nikolla mishëron dhe një tregues të
 harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
 çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje vezët e pashkëve dhe  ëmbelsirat apo
pjesa e kurbaneve për Bajram.

Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek  ish hotel  Vjosa ,
 para 100 vjetësh  ndodhej shkolla  shqipe tiranase. Edhe kjo shkollë furnizohej me
libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
 nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare  kishte dhe një bibliotekë tejet të
 pasur me libra të sjella  nga Voskopoja. Në qilarët e saj ruheshin dhe
amfora  të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
një maket të saj për ta ekspozuar në hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).



Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton  me 26 Nëntorin. Ky nxitim
 në kohë lidhet me një episod tejet të veçante dhe ende te panjohur nga
 kryeqytetasit.  Nikolla pak para ngritjes së flamurit  ishte arrestuar nga
forcat serbe qe kishin mbërritur deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*

Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb  për tu hakmarrë ndaj
 zhdukjes së familjes  së tij, bashkshorten dhe dy fëmijët që
 konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.


Nikollën serbët  e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
Menjëherë ai i drejtohet me bindje dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.


Përfaqsuesi  i   tiranasve   në pak kohë arriti të sqarojë  ngarkesën e dy
palëve duke i treguar kryekonsullit serb se familja e tij ishte ruajtur në
 mirbesim  gjallë e shëndosh dhe strehohej  në shtëpinë e tij.*

Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
 paqeje.  Familja e kryekonsullit serb u rikthye në Serbi dhe pas disa
 ditësh nga kjo ngjarje,  u shpall menjëherë  pavarsia nga paria e qytetit.*

Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
Tafaj dhe më vonë nga  ish drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
 Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe  në
 veprën
 “Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga Kristo Frashëri. *

Më tej ngjarjet vijuan ashtu si  është dokumentuar në volumin e dytë
 të  librit

 "Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
 jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
 e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931 shkruante: *

"Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
 ushtria turke po largohej. Serbi, i perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
sulmon Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *

Patriotet kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
 forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise. Patriotet kishin nje gjuhe te
 perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
 njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte vendin e tyre.

 “Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
 mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin njerezor, Sheh Ahmet Pazari
beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
serbeve.  Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
 pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
 Politoqi."


Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
 zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me origjinë vllehe që përbënin
një ndër elementët kulturor   të jetës qytetare në zhvillim.

Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij vlersohet  shqiptarsia  si vlerson  nipi i tij
historiani Dhimitër Antoni,  ku sipas tezës historike se vllehët ose
 vllezërit janë  pasardhësit  ilirë të  romanizuar gjatë periudhës së
punësimit nga perandoria romake  në  Daki apo territorin e Rumanisë së
sotme.

Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve të vlerta  në arsimin
shqiptar, pavarsinë kombtare  si akti i ngritjes së flamurit  në Tiranë me
 një identitet tërësisht shqiptar.

Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
në një hark kohor afro 300 vjeçar.
Nikolla Nishku kishte dy bija Florën dhe Kaliopin.
Nga e bija Flora Nishku e martuar me  Veniamin Antonin ; Nikolla   u
 trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi, Dhimitri, Jovani,  Eleonora,
dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
 sot  tiparet e një familjeje te bukur qytetare.


Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
si dhe  mamaja ime
shprehet  në mënyrë të pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
pasur”  se:

“ Stërgjyshja e pasur  lëvizte tek unë
me mantelargjëndi të gjatë,  gishtërinjtë
tërë unaza me gurë të kaltër.’’


Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
 dashurisë dhe kujdesit  të trashëguar mëmësor.*

 Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
 që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme,  e  cila duket se  lëviz  pareshtur,  në gjenet e secilit prej nesh  trashgimtarve .


 familja e Veniamin Antonit.


 Planimetria e lagjes tek Hotel Tirana

 te kisha e Shen Prokopit.

 Ne Seliten e Vogel 
Andi BICA
Stërnip i familjes Nishku


Nga libri: Shënime për Bashkësinë Ortodokse të Tiranës  - Dhimitër Beduli, Vlash Dhora e Kostandin Mara.


Familja Nishku – Pema Gjenealogjike
1.      Jovan Nishku martuar me Batën (Kleopatra) nga familja Haxhinikolla, Elbasan.
Pati dy djem (Leonidhen ,   Nikollën)  dhe 5 vajza.
-          Santa, martuar te familja Zoraqi.
-          Evgjenia, martuar te Spiro Leka.
-          Vasiliqia, martuar te Naum Hobdari.
-          Lenka,  martuar te Cili.
-          Sofija, martuar te Janku (Babakuqi).

Nga dy djemtë:
-Leonidha pati dy fëmijë: Miston dhe Arsinoin.
-Nikolla pati dy vajza: Florën,  martuar me Veniamin Antonin.
                                Kaliopin e  martuar te Murzakët.

Nikolla Nishku - jetshkrimi

Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860 dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë popullin e qytetit.

Në Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:

Në vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.

Në vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në  zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë. Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.

Nxënës i  Kostandin Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i dalluar.

Ka punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve 1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër familjet e tjera.

Mori pjesë  bashkë me këta atdhetarë   si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e saj.

Pak më vonë, Klubi i    “Bashkësisë”   së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave shqipe.

Ka qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
Patrioti Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.

Në komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.

Ai gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi  Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.

Në 70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë motivacion:
“ Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”.












No comments:

Post a Comment