Thursday, October 25, 2012
Friday, October 5, 2012
VOSKOPOJA
Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton
prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme
nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra.
Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia
e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me
afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha.
Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë,
Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë
lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi.
Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në
1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.
Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar
Zhvillimi në Voskopojë i profesioneve të zejeve të kohës së
vet u bë një nxitës real konkurencë në të gjithë Ballkanin duke dhënë shenjat e
para të një kulturë paraindustriale që do të sillte padyshim një zhvillim
parakapitalist të domosdoshëm për zhvillimin e rajonit. Mallrat që prodhoheshin
në Voskopojë kanë qenë të famshme dhe ndonjëherë për t’u dalluar mbanin të
gdhendur shqiponjën siç ndodhte me sënduqet (Referenca vjen nga Dumont në
veprën e tij për Ballkanin të cituar nga Ligor Mile: “Zejtaria fshatare
shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare” f. 120) Sipas Aurel Plasarit, “Në qytet
kishte 14 korporata. “Mund të themi pa e zmadhuar, se historia e qytetit është
historia e korporatave të saj” (V. Papacostea “Despre corporatiile” f358). Në
një studim gjeografik të botuar në Vjenë (të quajtur “Geografia neoterike
eranistheisa apo dhiaforous suggrafeis para Dheniel ieromonakou kai Gregoriou
ierodhiakonou ton Dhimetrieon, vëll.I, Vienë 1791, f.27) nën kujdesin e Daniel
Jeronomakut dhe Gregor Jerodjakut pohoet se voskopojarët qenë grupuar në 14 korporata,
që përfaqësonin kategoritë e mëdha industriale dhe tregtare; interesante është
vërejtja e tyre: “me një fjalë ekziston në Turqi një qytet i pajisur me gjithë
sa është pajisur një qytet europian” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia
botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f43).
Por duke pasur parasysh se në Perandorinë otomane (Historia
e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantranit , f.316), profesioni i
tregtarit ishte një profesion të krishterësh dhe ebrenjsh është e kuptueshme që
paria e qytetit ishte një pari e krishterë (të mos harrojmë edhe faktin se në
Voskopojë ende dhe sot e kësaj dite janë mbetjet e 24 kishave dhe të asnjë
xhamie).
Voskopoja e demokracisë urbane mesjetare
Kisha e Shën
Nikollës, Voskopojë
Elementi më i çuditshëm i Voskopojës ishte standarti
demokratik i administrimit. Ajo drejtohej nga borgjezia tregtare dhe zejtare në
mënyrë të pavarur nga Porta e Lartë nëpërmjet parimit të votimit. Këtë e
konstatojnë shumë studiues të huaj (të cilat citohen edhe në librin “Historia e
Perandorisë Osmane” nën drejtimin e Robert Mantranit, f. 314) Voskopoja ishte
një qytet autonom brenda Perandorisë Otomane i përbërë nga shqiptarët, grekët
dhe vllehët. Po ti referohemi referimeve të studiuesit Aurel Plasari, “Voskopoja
nuk ekzistonte as në Suret Defter-in e Sanxhakut Arvanid”, (botuar nga H.
Inalcik, pjesa Defteri i Përmetit dhe i Korçës përkthyer shqip nga V. Buharaja,
Tiranë 1969). Nuk përjashtohet mundësia që Voskopoja të jetë trajtuar prej
autoriteteve osmane “jashtë Shqipërisë”; rast i ngjashëm do të ishte ai i
vilajetit të Përmetit, i vënë në dukje nga vetë Inalciku: ky vilajet “iu dha si
shtojcë Jakub Beut, të birit të Teodor Muzakës” dhe si i tillë, “kjo krahinë
konsiderohej jashtë Shqipërisë”.(Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia
botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 15) Gjithashtu Plasari i referohet
edhe V. Papacosteas (tek “Despre corporatiile” f.358) i cili i përckton
Voskopojën si një qytet “jashtë pushtetit të Portës” i cili në fakt ishte një
“qytet tentakular në kuptimin e plotë të fjalës” i cili tërhiqte rreth vetes
gjithë sa i vlente: tregtarë, afaristë, intelektualë të kohës, rini të
fshatrave” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe
Shtëpia e Librit f. 31). Ky është fakti më kuptimplotë që Voskopoja ishte
shqiptare sepse duke qenë një qytet tentakular që thithte mes trojeve shqiptare
një popullsi prej dhjetra mijë banorësh, kuptohet që elementi joshqiptar nuk
mund të ishte kurrë minorancë.
Po ti referohemi dy kronikanëve të besueshëm të kohës,
historianit Peyfuss dhe konsullit francez në Perandorinë Otomane, Pouqueville,
përcaktimi i popullsisë shkon nga 20.000 në 40,000 banorë madje deri në 60,000
banorë (Peyfuss e konsideron ekzagjerim entuziast të Pouqueville shifrën prej
60.000) (Peyfuss' study in Neagu Djuvara, ed., Aromânii. Istorie. Limbă.
Destin), (Aromanians. History. Language. Destiny), (Bucureşti: Ed. Fundaţiei
Culturale Române, 1996). Po t’i referohemi përsëri Plasarit (f.31), mbi
hiearkinë urbane të popullsisë, dhe rregullave themeluese të qytetit, sipas
studiuesit K.H. Skënderes (K.H. Skënderes: Istoria tes arhaias kai syghronou
Moskopoleos, en Athenais 1928 f15 dhe P.P. Arabantinos: Perigrafe tes Epeirou
vëll. II.f.36) rritja e popullisë solli krijimin e lagjeve të reja e që
përbëheshin nga banorë themelues e të ardhur. Patriarkati i vendasve,
koxhobashët (paria korporative e banorëve të vjetër) kishin përcaktuar disa
rregulla të vështira integrimi për të ardhurit e rinj (V. Papacostea tek Despre
corporatiile f362) por duke pasur parasysh numrin e popullsisë dhe rolin
tentakular të qytetit është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një qytet me
mazhorancë shqiptare, fakt i mohuar nga shumë studiues grekë dhe rumunë por jo
europianë perëndimorë të kohës.
Voskopoja, Djep i Rilindjes Kombëtare
Prof. Aleks Buda (në “Shkrime Historike” Tiranë 1986,
Vëll.I, f368), shprehet “unë nuk ngurroj ta quaj këtë epokë dhe këtë lëvizje që
na jep Voskopoja në fund të shek. XVIII Iluminizëm i hershëm dhe një stad që
nuk do të thotë ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj,
por që e përgatit atë me siguri” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia
botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit, f. 50)
Dictionary of four
Balkan languages (Greek, Albanian, Aromanian and Bulgarian) created from Daniel
Mоscopolites, an Aromanian from Moscopole, probably in 1770 and published in
1794? in Greek language.[1][2][3][4]
Sipas Robert Elsie “Akademia e Re ose Hellênikon
Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744, e ngjashme me
akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë,
Janinë, në Malin Atos dhe Patmos”. Akademia e Re, Biblioteka dhe e vetmja
Shtypshkronjë e Perandorisë së asaj kohe, ka qenë një trekëndësh kulturor
unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII. Për aq kohë sa Voskopoja
lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh shqiptar, grekë dhe vlleh u shkolluan
dhe formuan një identitet europian të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve
pozitiviste. “Diplomantët e atyshëm e siguronin me lehtësi hyrjen në
universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht studimet si mësues, doktorë,
ekonomistë, filozofë dhe juristë.” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar
nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f.315) Arti dhe kultura
patën një zhvillim të paparashikuar duke e kthyer Shqipërinë në një far që
ndriçonte të gjithë Ballkanin otoman. David Selenica, ka qenë artisti më
influent i Rilindjes së të gjithë artit ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje në
të gjithë artin ortodoks të Ballkanit sepse ai dha shenjat e para të kapërcimit
të klisheve të pikturës zyrtare të Malit Athos (qëndra e ortodoksisë kishtare
të kohës). Në fakt shqiptarët e njohin David Selenicën si piktorin e filmit
“Kohë e largët” që e helmoi Mirush Kabashi eremit. Por pika më e fortë dhe
njëkohësisht më e dobët e Voskopojës ka qenë pa dyshim shtypshkronja e saj. Po
ti referohemi studiuesit të mirënjohur Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”,
f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë
Otomane sepse shtypshkronja tjetër e Stambollit që u hap nga Said Mehmet
Efendiu në 1727, 7 vjet pas Voskopojës, u mbyll që në 1740.
Nga të dhënat e copëtuara dhe të keqpërdorura që vijnë sot,
rezulton se Voskopoja po projektonte për të parën herë krijimin e një gjuhe të
shkruar shqipe. Teodor Kavaljoti (1710 - 11 gusht 1789) ishte shqiptar me
origjinë nga Kavaja (siç i referohet prof. Dhimitër Shuteriqi dëshmisë që vjen
nga i biri i tij, Anastas Kavaljoti, të cilit i referohet studjuesi i shek. XIX
Gjergji Roza), përgatiti të parin alfabet shqip dhe shkroi traktate si
“Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika” që janë zhdukur përgjithmonë.
“Po t’i referohemi filologu gjerman Von Hahn (Lexicon Tetraglossan), Kavaljoti
kishte shpikur një alphabet gërmat e të cilit i cili mund të identifikoheshin
si si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Shqiptarët – Historia e
popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315).
Ky alfabet që është zhdukur në rrënojat e Voskopojës (apo mbahet i fshehur në
ndonjë arkiv grek apo rumun), u kurorëzua me aktin më të rëndësishëm të kohës
së vet: përkthimin e të parës Dhjatë të Re nga gjuha greke në gjuhën shqipe (G.
Von Hanh v.II, f.320). Sipas Prof. Dhimitër Shuteriqi, “Kavaljoti u shqua si
perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi nje sere veprash, qe per fat te keq
jane zhdukur, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike. i paisur me kulture te
gjere ai u be udheheqesi i levizjes kulturore jo vetem ne Voskopoje por edhe ne
krahinat e tjera te Shqiperise se Mesme e te Jugut. Ai eshte nje nga dijetaret
shqiptare te kohes qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse te
Shqiperise nje karakter shqiptar. Vete Kavaljoti per kete qellim, sikurse
thuhet, ndermori perkthimin e "“Dhjates se re” ne shqip”.
Gjithashtu edhe Zëvendësrekori i Akademisë së Re, në vitin
1762, Grigor Voskopojari (nga Berati që ka vdekur në 1772), kishte përfunduar
shqipërimin e të dyja Dhiatave (të së Vjetrës e të së Resë). “Ishte ky një
aksion shumë i madh, që kishte të bënte me përkthimin në gjuhën e vendit të
librave bazë të kishës. Liturgjia në kisha pjesërisht thuhej me kohë edhe në
shqip. Kjo vazhdoi edhe në shek. XVIII, edhe më pas. Në procesin mësimor të
shkollës së drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, së pari përmes teksteve
fetare, që zinin vendin më të madh në programet, por edhe përmes lëndëve të
tjera. Në tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur më shumë si Anonimi i
Elbasanit), i shek. XVII, përfshihet edhe një predikim i lirë fetar. Dhaskal
Tod'hri na ka lënë edhe një fabul të shqipëruar të Ezopit. Edhe Kostë Ikonomi
hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në atë të re dhe në shqip).
Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII-XIX),
prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim jo vetëm në vendlindje,
por edhe në Elbasan e gjetiu.” Grigor Voskopojari shkruante me një alfabet
origjinal, si edhe Bogomili, që e kishte shpikur vetë për shqipen që shkroi. Të
njëjtën gjë bëri edhe Dhaskal Todri, ndofta nën ndikimin e Bogomilit, por edhe
të Grigorit, të cilin e pati mësues në Voskopojë. Edhe ky përdori një alfabet
origjinal, që e shpiku vetë e që u përhap edhe në njerëz të tjerë në Elbasan.”
Kështu, Voskopoja ishte edhe qendër e lëvrimit të shqipes.
Këtë gjuhë nuk e shkruanin vetëm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe
të tjerë, duke arritur të shqipëroheshin Dhiatat në atë qytet, të përdorej jo
vetëm alfabeti grek, por edhe një alfabet i krijuar posaçërisht për shqipen.
Kjo do të shërbente pikërisht si bazë për krijimin e identitetit shqiptar dhe
bazën për kalimin nga një identitet protonacional drejt një identiteti nacional
dhe që do të ndikonte në krijimin e nacionalizmit shqiptar para grekëve,
serbëvve dhe bullgarëve. Voskopoja po kthehej kështu pak nga pak në një fanar
ndriçues dhe orientues drejt nacionalizmit dhe pavarësisë shqiptare jo vetëm
nga Perandoria por edhe nga Patriarkana Helene e Stambollit. Kjo ishte edhe
pika e dobët e Voskopojës. Sepse Gjuha shqipe ishte kulmi por edhe vdekja e
Voskopojës. Sepse gjuha shqipe e folur në atë kohë deri në rrethinat e Athinës
plot xhami (që sot janë zhdukur), po të shkruhej, do të shkruante ndryshe
historinë e territoreve të Shqipërisë dhe të Greqisë.
[redakto]
Vlerat kulturore
Voskopoja është shënjestra e ithtarëve të kishave, qofshin
restauratorë, qofshin vjedhës. Çdo vit ato nuk i shpëtojnë babëzisë së njeriut
që kërkon të pasurohet duke shitur pronën e këtij qytetërimi të hershëm.
Aktualisht në fshat kanë mbijetuar 8 kisha që nuk mund të konsiderohen aspak në
gjendje të mirë. Kisha e Shën Ilias është e dëmtuar dhe pritet që të merret në
dorëzim nga një shoqatë franceze, për t’u restauruar. Këto objekte me vlera
historike nuk i kanë shpëtuar as fatkeqësive të natyrës, motit të keq,
lagështisë, shiut dhe dëborës që po i shkatërrojnë nga dita në ditë kulturën
disa shekullore që mbartin mbi supe. Me mbështetjen amerikane si dhe
interesimin e seksionit francez “Patrimone Sans Frontiere” (Trashëgimi pa kufi)
filloi restaurimi i kishave më 2003, që mund të vazhdojë edhe për 5 vjet të
tjerë. Të vetmet ndihma të dhëna për këto kisha kanë qenë edhe fondet e
kufizuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, apo të ndonjë shoqate
tjetër.
[redakto]
Turizmi në Voskopojë
Ish-Kampi i Pionierëve në këtë zonë është shndërruar prej
disa vjetësh në pikën e vetme, ku mund të gjesh kushtet e nevojshme për turizëm
malor. Hoteli te ish-Kampi me një vendndodhje mes pishash të shumta, është
pagëzuar me emrin ‘Akademia’. Ndërtuar që në vitin 1954, vitet e fundit është
restauruar duke i dhënë një stil unik, në harmoni me natyrën përreth, me një
pistë në qendër të sipërfaqes së tij. Pika është e frekuentuar gjithmonë jo
vetëm nga njerëz aktivë, që duan natyrën dhe sportet, por edhe nga vizitorë që
çmojnë qetësinë dhe relaksin që ofron largësia e pikës nga pjesa tjetër e
banuar. ‘Akademia’ ka një numër të kufizuar dhomash, 28, por jo gjithnjë është
plot. Pushuesit nuk qëndrojnë shumë gjatë, por me periudha një javore. Hoteli
ka parkim, kënd lojërash, kënd sportiv basketbolli dhe mini-futbolli.
Nikolla Nishku- Pavarsia në Tiranë.
NIKOLLA NISHKU BIOGRAFI
Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi. Shumë pranë saj,
Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton me 26 Nëntorin. Ky nxitim
Nikollën serbët e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
Përfaqsuesi i tiranasve në pak kohë arriti të sqarojë ngarkesën e dy
"Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
Nikolla Nishku- Surpriza qytetare e
Pavarsis në Tiranë.
Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
Duke kryer ritin e bukur mëngjesor të çuarje së vajzës time në kopësht, në
lagjen Selitë e Vogël diku në ngjitje të kodrinës,
atje ku gjallon dhe një
rrugë me emrin Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri si një
rrugë me emrin Nikolla Nishku ndalem dhe ia tregoj asaj me dashuri si një
përrallëz se ja ku është dhe stërgjyshi i
mamit”.
Tabela e re sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
Tabela e re sikur “i buzqesh” vajzës miqësisht.
Qëndron lart diku pranë një
shtylle elektrike të vjetër druri përkëdhelur nga kabllot e rrëmujshme të
internetit apo telefonisë tokësore.
Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
Emri i personazhit të zgjedhur nga historianët bashkiakë përfaqson një
gjeografi shpirtërore jo aq
periferike sa Selita por lidhet direkt me
qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.
qendrën e kryeqytetit në oborrin e shumkatshes së parë në Shqipëri.
Ky është dhe fati i shumë emrave të
njerzve të shquar që janë
vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan. Sidoqoftë ia
vendosur si stoli në rrugët e reja në qoshet e lagjeve në ndërtim larg
kontekstit jetësor e njerzor ku u njohën, jetuan e u kulmuan. Sidoqoftë ia
vlen kujtesa.
Nikolla Nishku dhe familja e tij
tiranase, përmendet edhe në
shënimet e kodikut të bashkësisë së krishterë për kishën
shënimet e kodikut të bashkësisë së krishterë për kishën
e Shën Prokopit që ndodhet në kodrat
e parkut të liqenit, si dhuruesi të
tokës.
Po kështu në këtë kodik kishtar
familja Nishku figuron me prona e pasuri të paluajtshme
në Tiranën e vitit 1819.
Shtëpia e blerw
nga familja tiranse Nishku
ishte një shtëpi dy katëshe me mure të trasha
qerpiçi dhe tavane të drunjta
të punuara mjeshtërisht duke përfaqësuar
motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e para disa
motivet e banesave të para qytetare në Tiranën e para disa
shekujve me rënien e Voskopojës në
vitin 1769 .
Atje ka banuar përkohsisht dhe ish Ministri Hilë Mosi. Shumë pranë saj,
disa metra më tutje ngjitur ndodhej
Katedralja Ortodokse e Vangjelizmosë.
Madje disa prej antarve të familjeve Nishku,
Antoni , Koja vijuan të jenë
ndihmës gjatë shërbesave fetare.
ndihmës gjatë shërbesave fetare.
Më vonë pasi Nikolla ndërroi jetë
prej
një epidemie të kohës, në vitin 1924
kjo traditë vijoi tek vëllai i tij Leonidha
Nishku ku u strehua dhe
personaliteti i kishës shqiptare Peshkop Fan Noli.
Si tregon dhe trashgimtari i Leonidhës
zoti Artan Nishku, portat e fisit
kanë qëndruar të hapura në çdo
sistem për miqtë e Shqipërisë së pavarur.
Nikolla mishëron dhe një tregues të
harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
harmonisë së besimeve në Tiranën e vjetër kur me porta të hapura e pa
çelës, shkëmbeheshin me dashuri dhe mikpritje
vezët e pashkëve dhe ëmbelsirat apo
pjesa e kurbaneve për Bajram.
Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek ish hotel Vjosa ,
Përballë shtëpisë në ish rrugën Fan Koja, tek ish hotel Vjosa ,
para 100 vjetësh ndodhej shkolla shqipe tiranase. Edhe
kjo shkollë furnizohej me
libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare kishte dhe një bibliotekë tejet të
libra të shtypura në shqip dhe të mbërritura prej tregtarit vizionar Nishku
nga Manastiri.Shtëpia qindravjeçare kishte dhe një bibliotekë tejet të
pasur me libra të sjella nga Voskopoja. Në
qilarët e saj ruheshin dhe
amfora të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
amfora të vjetra që përdoreshin ritualisht për zahiret .
Para shembjes në fillim vitet shtatëdhjet erdhen ekspertët e institutit të
monumenteve dhe pasi morën matjet e hodhën në letër modelin e shtëpisë
tiranse premtuan se banesa qytetare për vlerat që kishte do të ndërtonin
një maket të saj për ta ekspozuar në
hyrje tëpesmbedhjetkatshit. ( hotel Tiranës).
Ditlindja e pavarsisë në qytetin e Tiranës daton me 26 Nëntorin. Ky nxitim
në kohë lidhet me një episod tejet të veçante
dhe ende te panjohur nga
kryeqytetasit. Nikolla pak para ngritjes së flamurit ishte arrestuar nga
kryeqytetasit. Nikolla pak para ngritjes së flamurit ishte arrestuar nga
forcat serbe qe kishin mbërritur
deri në kufijtë e Tiranës së Vjetër.*
Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb për tu hakmarrë ndaj
Motivi ishte sulmi nga ish kryekonsullit serb për tu hakmarrë ndaj
zhdukjes së familjes së tij, bashkshorten
dhe dy fëmijët që
konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.
konsideroheshin të humbur gjatë luftimeve për pavarsi me ushtrinë otomane.
Nikollën serbët e vendosin para togës së pushkatimit për ta ndëshkuar.
Menjëherë ai i drejtohet me bindje
dhe diplomaci komandanti për tu sqaruar.
Përfaqsuesi i tiranasve në pak kohë arriti të sqarojë ngarkesën e dy
palëve duke i treguar kryekonsullit
serb se familja e tij ishte ruajtur në
mirbesim gjallë e shëndosh dhe strehohej
në shtëpinë e tij.*
Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
Menjëherë pas këtij lajmi rrethimi i Tiranës mbaroi përkohsisht me një akt
paqeje. Familja e kryekonsullit serb u
rikthye në Serbi dhe pas disa
ditësh nga kjo ngjarje, u shpall
menjëherë pavarsia nga paria e qytetit.*
Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
Ky episod kaq sinjifikativ përmendet nga pedagogu i njohur tiranas Sinan
Tafaj dhe më vonë nga ish
drejtuesi i muzeut të Tiranës Ramiz Xhani.
Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe në
veprën
Burime të tjera historike dhe publicistike ku përmendet janë edhe në
veprën
“Historia e Tiranës si qytet deri në 1920” nga
Kristo Frashëri. *
Më tej ngjarjet vijuan ashtu si është dokumentuar në volumin e dytë
Më tej ngjarjet vijuan ashtu si është dokumentuar në volumin e dytë
të librit
"Sheh Muamer Pazari - Rruga Historike e Azizave të Tiranës - kapitulli mbi
jetën e Sheh Ahmed Pazarit na zbulohen këto fakte në kohë. Gazeta Shqiptare
e Barit ditën E shtune, 19 shtator 1931
shkruante: *
"Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
"Serbi ka sulmuar disa here Shqiperine. Ne vitin 1912, gjeti rastin, kur
ushtria turke po largohej. Serbi, i
perqendruar nga Shkodra ne Kruje,
sulmon
Tiranen dhe arreston te parin Sheh Ahmet Pazarin. *
Patriotet
kosovare, ne vitin 1912-1913, bashke me forcat dibrane, ndoqen
forcat serbe pertej kufirit te Shqiperise.
Patriotet kishin nje gjuhe te
perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
perbashket. Ata nuk llogaritnin as jeten e tyre. Luftonin krah per krah me
njeri - tjetrin, kundra cdo armiku, qe shkelte
vendin e tyre.
“Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
“Komisioni, qe do te nise protesten, formohet nga gjashte persona. Per te
mbajtur nje barazi ne mes feve, ne kuptimin
njerezor, Sheh Ahmet Pazari
beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
serbeve. Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
beri nje shembull tolerant dhe te barabarte. Ne komisionin e protestes ndaj
serbeve. Ai, si kryetar, propozoi tre myslimane dhe tre te krishtere per te
njoftuar Komandantin serb, ne Kruje, rreth vendimeve te komisionit per
pavaresi. Kryetar komisioni zgjidhet Sheh Ahmet Pazari. Anetare te tij
jane: Myslym Ag Beshiri, Myslym Myderrizi, Fan Koja, Nikoll Nishku, Spiro
Politoqi."
Nikolla Nishku citohet nga studjuesit e historisë si një përfaqsues i
zëshëm i Tiranës, pjesës zejtaro-tregtare me
origjinë vllehe që përbënin
një ndër elementët kulturor të jetës qytetare në zhvillim.
një ndër elementët kulturor të jetës qytetare në zhvillim.
Në kuptimësinë dhe qëndrimin e tij
vlersohet shqiptarsia si vlerson nipi i tij
historiani Dhimitër Antoni, ku sipas tezës historike se vllehët ose
vllezërit janë pasardhësit ilirë të romanizuar gjatë periudhës së
punësimit nga perandoria romake në Daki apo territorin e Rumanisë së
sotme.
historiani Dhimitër Antoni, ku sipas tezës historike se vllehët ose
vllezërit janë pasardhësit ilirë të romanizuar gjatë periudhës së
punësimit nga perandoria romake në Daki apo territorin e Rumanisë së
sotme.
Kjo shpjegon dhe dukurinë e kontributeve
të vlerta në arsimin
shqiptar, pavarsinë kombtare si akti i ngritjes së flamurit në Tiranë me
shqiptar, pavarsinë kombtare si akti i ngritjes së flamurit në Tiranë me
një identitet tërësisht shqiptar.
Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
Fisi Nishku në Tiranë ka pemën e tij familjare me personalitete
në një hark kohor afro 300 vjeçar.
Nikolla Nishku kishte dy bija Florën
dhe Kaliopin.
Nga e bija Flora Nishku e martuar me
Veniamin Antonin ; Nikolla u
trashëgua nga pasardhësit Kalipsoja, Petraqi,
Dhimitri, Jovani, Eleonora,
dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
dhe Teodora duke e vijuar pemën e familjes në disa degë e gjethe që ruajnë
sot tiparet e një familjeje te bukur
qytetare.
Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
Në kujtesën poetike Valdete Antoni, bija e Dhimitrit, nipit nga Flora të Nikollës
si dhe mamaja ime
shprehet në mënyrë të
pavetdijshme te poezia “më prishi stërgjyshja e
pasur”
se:
“ Stërgjyshja e pasur lëvizte tek unë
me mantelargjëndi të gjatë, gishtërinjtë
tërë unaza me gurë të kaltër.’’
Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
dashurisë dhe kujdesit të trashëguar mëmësor.*
Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme, e cila duket se lëviz pareshtur, në gjenet e secilit prej nesh trashgimtarve .
“ Stërgjyshja e pasur lëvizte tek unë
me mantelargjëndi të gjatë, gishtërinjtë
tërë unaza me gurë të kaltër.’’
Dhe në të vërtetë përtej pamundsive realisht kemi jetuar si të pasur falë
dashurisë dhe kujdesit të trashëguar mëmësor.*
Në këtë formë edhe unë u rreka të prek me fjalë tingullin e një emocioni
që të hap shpirtin, pra të udhtoj në të shkuarën e tashme, e cila duket se lëviz pareshtur, në gjenet e secilit prej nesh trashgimtarve .
familja e Veniamin Antonit. |
Planimetria e lagjes tek Hotel Tirana
Andi BICA
Stërnip i familjes Nishku
Stërnip i familjes Nishku
Nga libri:
Shënime për Bashkësinë Ortodokse të Tiranës
- Dhimitër Beduli, Vlash Dhora e Kostandin Mara.
Familja
Nishku – Pema Gjenealogjike
1.
Jovan Nishku martuar me Batën (Kleopatra)
nga familja Haxhinikolla, Elbasan.
Pati dy djem (Leonidhen , Nikollën)
dhe 5 vajza.
-
Santa, martuar te familja Zoraqi.
-
Evgjenia, martuar te Spiro Leka.
-
Vasiliqia, martuar te Naum Hobdari.
-
Lenka,
martuar te Cili.
-
Sofija, martuar te Janku (Babakuqi).
Nga
dy djemtë:
-Leonidha
pati dy fëmijë: Miston dhe Arsinoin.
-Nikolla
pati dy vajza: Florën, martuar me
Veniamin Antonin.
Kaliopin e
martuar te Murzakët.
Nikolla Nishku - jetshkrimi
Biri i Jovanit lindi në Tiranë rreth viteve 1860
dhe ndërroi jetë nga fundi i luftës së parë botërore në vitet 1917-1918 gjatë
epidemisë së gripit spanjoll.
Ishte
njeri që për kulturën dhe horizontin e tij të gjerë gëzonte prestigj e nderim
jo vetëm në gjirin e Bashkësisë Ortodokse të Tiranës, por në përgjithësi në tërë
popullin e qytetit.
Në
Bashkësinë Ortodokse të Tiranës, sipas të dhënave të Kodikut të Shën Prokopit
ai ka qenë i ngarkuar me detyra të rëndësishme:
Në
vitin 1887 e gjejmë të ngarkuar më detyrën e eforit të shkollës.
Në
vitet 1895 – 1897 emërohet si zëvëndës i mitropolitit Visarion Theohari për
Tiranën, e cila që në vitin 1872 qe ngritur në
zëvëndësi mitropolitane nga enori e thjeshtë që ka qënë deri në atë kohë.
Duke qënë vazhdimisht antar i Këshillit Administrativ të dhimogjerondisë, ka
marrë pjesë gjallërisht në të gjithë veprimtaritë shoqërore – arsimore të bashkësisë.
Nxënës i Kostandin
Kristoforidhit dhe Petro Dodbibës, të cilët i kallën në shpirt dashurinë për
gjuhën shqipe e për atdheun. Ai ishte njëkohsisht dhe një patriot rilindës i
dalluar.
Ka
punuar shumë në përhapjen dhe mësimin e gjuhës dhe të librave shqip. Librat i
vinin fshehurazi nga Kavaja nëpërmjet familjes së Mit Koljakës ( rreth viteve
1902 e më vonë) dhe ai në bashkëpunim me patriotë të tjerë i shpërndante nëpër
familjet e tjera.
Mori
pjesë bashkë me këta atdhetarë si antar i delegacionit nga Tirana që u dërgua
në Kongresin e Dibrës, i cili u mbajt më 23-28 Korrik 1909. Atje foli duke
mbrojtur me guxim gjuhën shqipe dhe përdorimin e alfabetit latin për shkrimin e
saj.
Pak
më vonë, Klubi i “Bashkësisë” së Tiranës në të cilën ai bënte pjesë si një
nga antarët me influencë e caktoi pjestar të delegacionit, i cili mori pjesë në
Kongresin e mbajtur nga 2-9 Shtator 1909 në Elbasan për problemin e shkollave
shqipe.
Ka
qënë ndër patriotët e njohur të Tiranës që ka bërë shumë për lirinë dhe
pavarsinë e Shqipërisë, për përhapjen e idesë kombtare.
Patrioti
Ibrahim Dalliu e rendit të shtatin në veprën e tij “ Patriotizma në Tiranë”.
Në
komisionin që u formua nga populli më 26 Nëntor 1912 në sheshin e Shallvares për
të ngritur flamurin kombtar dhe për të shpallur pavarsinë e Shqipërisë ishte
Nikolla Nishku, sic del dhe nga telegram përkatës me të cilin kjo ngjarje
historike iu njoftua dhe rretheve të tjera të atdheut.
Ai
gjithashtu bëri pjesë në Komisionin që u dërgua në Krujë për të njoftuar
komandantin e ushtrisë serbe që të mos marshonte mbi Tiranën se ajo kishte shpallur pavarsinë dhe
se Shqipëria ishte një shtet neutral. Për ndjenjat dhe veprimtarinë e tij
patriotike ai është ndjekur dhe burgosur disa herë.
Në
70 vjetorin e pavarsisë të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi
Nikolla Nishkun me urdhërin për veprimtari patriotike të klasit të III me këtë
motivacion:
“
Si aktivist i dalluar i lëvizjes kombtare shqiptare ka dhënë ndihmesë me
pjesmarrjen e tij në luftën për liri dhe pavarsi, për tërësinë e tokave
shqiptare dhe për bashkimin e tyre në një shtet të lirë”.
Subscribe to:
Posts (Atom)